'Magneti' Cristiano Ronaldo, sulmuesi i Premier League drejt Al Nassr

'Magneti' Cristiano Ronaldo, sulmuesi i Premier League drejt Al Nassr

Wilfred Zaha dhe Cristiano Ronaldo

Anësori i Crystal Palace, Wilfred Zaha raportohet se është i interesuar t'i bashkohet Cristiano Ronaldos te Al Nassr në afatin kalimtar të verës. Zaha ka refuzuar ofertat e shumta të zgjatjes së marrëveshjes me Crystal Palace, me kontratën aktuale që skadon në qershor.

Sipas "TheEvening Standard", 30-vjeçari është përfolur te Al Nassr dhe ai është i hapur për t'u bashkuar me Cristiano Ronaldon në "Mrsool Park". Rivalët sauditë të Al Nassr, Al-Hilal dhe Al-Ittihad kanë shprehur gjithashtu interes për të firmosur me Zaha, i cili ka kaluar tetë vitet e fundit të karrierës së tij në "Selhurst Park".

Afrimi i Cristiano Ronaldos në ligën elitare të Arabisë Saudite ka bërë që vlera e kampionatit të rritet, me shumë futbollistë që kërkojnë të bashkohen.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vuçiç mesazh kërcënues: Jeta është luftë, Serbia do të fitojë

Vuçiç mesazh kërcënues: Jeta është luftë, Serbia do të fitojë