TIRANE - Sistemi bankar shqiptar ka pësuar një tkurrje të ndjeshme të fitimeve gjatë muajit maj. Sipas të dhënave të paaudituara nga Shoqata Shqiptare e Bankave, rezultati financiar progresiv i pesëmujorit të parë ka zbritur në vlerën e 962 milionë lekëve, nga 1.56 miliardë lekë që ishte në fund të prillit.
Rezultati ka rënë ndjeshëm ndaj të njëjtës periudhë të vitit të kaluar, kur fitimi ishte katër herë më i lartë. Rënia e fitimeve të bankave lidhet me sasinë e madhe e kredive të probleme dhe me ritmet shumë të ngadalta të kreditimit.
Gjatë pesë muajve të parë të këtij viti, kredia e re ka pësuar rënie krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa stoku i kredisë ka regjistruar një rritje shumë afër zeros.
Bankat kanë rritur investimet në bono thesari të qeverisë, por kthimi nga këto instrumente ka rënë në nivelet më të ulëta historike, duke siguruar më pak përfitime për to. Në harkun e një viti, kreditë me probleme janë rritur me 3.6 pikë përqindjeje dhe vijojnë të qëndrojnë në nivelet më të larta historike. Një ndikim negativ këtu po jep edhe rritja e ngadaltë e totalit të kredisë.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 09.07.2013
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com