Michael Phelps fitoi edhe medaljen e 21-të olimpike dhe të 17-tën medalje të artë, duke u bërë kështu super rekordist i olimpiadave.

Ai në garën e 100 metrave në stilin flutur doli i pari në Londër dhe fitoi medaljen e artë, kurse vendin e dytë u rëndit Le Close dhe rusi Korotishkin që të dytë fituan medalje të argjendta pasi kishin kohë të njëjtë.

Ndërsa në disiplinën 200 metra në shpinë fitoi notarja amerikane Missy Franklin, e cila theu rekordin botëror me kohën 2:04.06. Medaljen e argjendë e mori Zueva nga Rusia. Sakaq e treta doli notarja tjetër amerikane Beisel, e cila fitoi të bronztën.

Edhe në garën e 800 metrave stil i lirë ekipi olimpik amerikan me Katie Ledecky realizoi një garë mjaft të mirë duke fituar medaljen e artë. Mareia Belmonte Garcia e Spanjës fitoi medaljen e argjendtë, kurse britanikja Rebecca Adlington zuri vendin e tretë dhe medaljen e bronztë.


(d.b/shqiptarja.com)