Këngëtari Florian Mumajesi dhe reperi nga Kosova Getoar Selimi kanë publikuar klipin e tyre më të ri “Dashni me raki”
Menjëhërë ka qenë reagimi i fansave të cilët e kanë pëlqyer shumë këngën dhe ajo ka kaluar 1 milion klikime në kanalin e Youtube. Pritej që bashkëpunimi midis tyre do të ishte i suksesshëm.
Ajo çka ka tërhequr më shumë vëmendje se kënga, ka qenë postimi i Majkut, njëri prej anëtarëve të “Babastar”, i cili është shprehur se 1 milion klikimet e këngës "Dashni me raki" nuk janë të vjedhura, jo si disa artistë të tjerë që i blejnë shikimet. Majk mesa duket asnjëherë nuk ka blerë klikime në Youtube dhe të gjitha viewset i ka të merituara.
(Postimet e Majk në Instastory)