Majko: KQZ e politizuar, s’bëjmë
aleancë me parti që qeverisin

KORÇË - Deputeti i Partisë Socialiste,Pandeli Majko komentoi nga Korça raportin e publikuar nga NDI,në lidhje me situatën parazgjedhore dhe pozicionin e KQZ. Sipas Majkos vendimet vinë nga jashtë pasi KQZ është politizuar, duke u bërë kështu pjesë e krizës parazgjedhore.

“Sinjalet janë të dukshme dhe të qarta për cilindo ka sy të shikojë dhe vesh të dëgjojë.Vendimarrjet e KQZ-së vinë nga jashtë.Eshtë një komision absolutisht i politizuar në vendimarrjet e tij dhe në vazhdim po bëhet pjesë e krizës parazgjedhore.

Ajo që po shkon sot në drejtimin e duhur është ndërgjegjësimi i qytetarve dhe vetëm vota mund ta ndryshojë këtë histori politike që po zhvillohet aktualisht në Shqipëri”, tha ai. Ndër të tjera, Majko është ndalur gjithashtu dhe tek debatet e fundit për rrikthimin e dënimit me vdekje,nisur nga ngjarja e pedofilit,Adrian Përenjasi.

Sipas tij, kjo është një temë mjaft e ndjeshme dhe duhet parë si një reflektim më i gjerë. “Nuk kemi të bëjmë thjesht me faktin se opinioni publik po kërkon rrikthimin e dënimit me vdekje,por me një situatë mjaft të rënduar kriminale dhe me shpresën se rendi mund të vendoset pikërisht në këtë mënyrë.

Zbatimi i ligjit në vëndin tonë lë për të dëshiruar dhe këtë e vërteton lirimi i shumë personave të dënuar”, tha ai. Lidhur me aleancat e mundshme me LSI-në,Majko ka deklaruar se PS nuk bën aleancë parazgjedhore me parti që janë në qeverisje.

Shkrimi u botua në gazetën Shqiptarja.com (print) 23.03.2103

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Si askush tjetër, Cristiano Ronaldo shënon gol për të 24-tin vit radhazi

VIDEO/ Si askush tjetër, Cristiano Ronaldo shënon gol për të 24-tin vit radhazi