Teksa në ambientet e jashtme të selisë së Partisë Socialiste pritej të dilte në konferencë për shtyp, kryetari i ri i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj,  gazetari i A1 Report, Arbër Hitaj  zhvilloi intervista me disa ministra të PS-së të pranishëm aty.

Pandeli Majko, një nga mbështetësit kryesorë të Erion Veliajt gjatë fushatës së tij, tha se rezultati ishte spektakolarë.  “Djali që shiti fiq rrëzoi nga fiku kundërshtarin”, - ishte ky mesazhi që ai dha për kundërshtarin e Erion Veliajt në këto zgjedhje.

majko per a1 report

Ndërsa, ministria e Arsimit , Linita Nikolla duke theksuar se kjo ishte një fitore e thellë dhe e merituar nga Erion Veliaj, tha se pritshmëritë edhe për Këshill Bashkiak janë të mëdha, por më e madhe është puna që ne do bëjmë. “Pritshmëritë edhe për këshill bashkiak janë të mëdha por më e mahe është puna që ne do bëjmë”, - tha Nikolla

nikolla per a1 report
(Fotot, Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com) 



Më tej, edhe ministri Blendi Çuçi, një tjetër mbështetës i fushatës së Veliajt tha se ky rezultat pritej duke marë parasysh faktin që Erion veliaj është një menaxher i shkëlqyer dhe një politikan model. 

"Rezultatin unë e prisja sepse erioni është një menaxher i shkëlqyer dhe një politikan model. Rezultat spektakolar falë edhe Erionit. Ndërsa përsa i përket anëtarëve për Këshill Bashkiak, në to përgjithësisht ka një mozaik ndryshe sepse aty njerëzit votojnë edhe në bazë të njohjeve familjare e shoqërore, ashtu siç është votura në të gjitha zgjedhjet.  Në të gjithë shqipërinë ishte një rezultat i kënaqëshëm”, - tha ai

cuci per a1 report



Deputeti Xhemal Qefalia tha se fitorja ishte e thellë dhe se njerëzit presin ndryshimin ndaj ndryshimi do fillojë menjëherë pasi  puna në Tiranë do të fillojë menjëherë.

Fitore e thellë. Njerëzit presin ndryshimin ndaj ndryshimi do fillojë menjëherë pasi menjëherë do fillohet nga puna në Tiranë”, - tha Qefalia.

qefalia per  a1 report



Gaçi: PS-ja kryesuese edhe për disa vite në komunat e Tiranës
Deputeti i PS-së, Artan Gace është shprehur entuziast për këtë rezlutat pozitiv duke deklaruar se Partia Socialiste do të jetë kryesuese për shumë vite dhe në komunat e Tiranës.

artani