TIRANE - Deputeti Pandeli Majko, i pari në listën e kandidatëve për deputetë në qarkun e Tiranës ka reaguar i indinjuar në lidhje me pjesëmarrjen e Kastriot Islamit dhe Asllan Dogjanit, dy ish socialistë në hapjen e fushatës zgjedhore të Partisë Demokratike.
“Paturpësia është kthyer në një pikë vajguri në pjatën e "supës" së premtimeve. Respekt për të djathtët dhe të majtët që i qëndrojnë besnikë vetëvetes dhe historisë”- shkruan Majko në profilin e tij të facebook-ut sot duke i uruar të gjithë mbështetësve të tij mirëmëngjes- shkruan Majko në profilin e tij në facebook. Në fakt Majko nuk ka përmendur emra konkretë por janë pikërisht këta dy ish deputetë socialistë së bashku me Gjovalin Kadelin të cilët të larguar nga PS dhe pasi votuan për të shkarkuar Ilirjan Muhon, anëtarin e LSI-së nga KQZ tani janë si kandidatë në listat e PD-së.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Tiranë, Majko mbledh fonde për fëmijën me tumor