Majko: Zgjedhjet në rrezik nga
mazhoranca, s'ka transparencë

TIRANE - Zgjedhjet e ardhshme parlamentare që do të mbahen në 23 qershor, duket se janë të rrezikuara që në momentet e para të përgatitjes së tyre. Ky paralajmërim vjen nga ish-kryeministri Pandeli Majko. Ai shprehet se mazhoranca është duke u përgatitur për të vjedhur këto zgjedhje. Sipas Majkos, zërat e shqetësuar të ndërkombëtarëve në këtë drejtim janë shtuar shumë kohët e fundit.

Ajo që është më shqetësuese për ish-kryeministrin është pikërisht apeli i fundit i ndërkombëtarëve, të cilët analizojnë marrëdhëniet mes dy forcave të mëdha politike në vend. Majko komenton si alarmant raportin e agjencive amerikane të zbulimit, ku theksohet rreziku i kthimit të konfliktit PS- PD, njësoj si zgjedhjet e 2009, e nënvizohet korrupsioni e politizimi i institucioneve.

“Shqipëria ka ndërtuar një marrëdhënie ndërinstitucionale me gjasa negative. Berisha ka krijuar një regjim partiak me nje synim te qartë, mbajtjen me çdo kusht te pushtetit”, thekson ish-kryeministri.

Ndër të tjera, duke u fokusuar te procesi zgjedhor në 23 qershor, Majko thotë se zgjedhjet e 23 Qershorit do të jenë të paprecedenta në historinë e tyre, për faktin se do jenë zgjedhje referendum. Majko shikon si instrument manipulimi, listat e votuesve, që qëllimisht po mbahen me probleme e nuk po bëhen transparente për opozitën. Ky problem është hasur kohët e fundit edhe nga auditi teknicien që propozoi zëvendëskryetari i KQZ për të verifikuar listat e zgjedhësve, ç`ka rezultuan një sërë gabimesh, manipulimesh e dublimesh në listat e afishuara pranë njësive vendore nga Ministria e Brendshme.

Ky shqetësim u transmetua edhe te misioni i ODIHR që ishte për një vizitë katër ditore në vendin tonë. Nëpërmjet një memoje, numri dy i KQZ, Denar Biba raportoi çdo shqetësim që është hasur në procesin e deritanishëm për zgjedhjet përfshirë këtu edhe dyshimet e tyre për manipulimin e listave të zgjedhësve nga Ministria e Brendshme. Për të majtët kjo mbetet rruga e vetme për të fituar zgjedhjet e ardhshme nëpërmjet manipulimeve nga ana e shumicës qeverisëse. Ndonëse misioni i ODIHR kërkon transparencë nga palët për një proces të rregullt zgjedhor, kjo pritet që të shikohet në ditët në vijim, ku vëmendja kryesore është pikërisht te ecuria dhe vendimet e miratuar nga anëtarët e propozuar nga partitë në KQZ.


Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com(print), 15 mars 2013
(ad.ti/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Alarmoi RENEA-n, ja çfarë u gjet në apartamentin e katit të 8-të tek Astiri

Alarmoi RENEA-n, ja çfarë u gjet në apartamentin e katit të 8-të tek Astiri