Majlinda Bregu flet për dasmën e saj: Pati vjedhje makinash, peripecitë nuk kishin të mbaruar

Majlinda Bregu flet për dasmën e saj: Pati vjedhje makinash, peripecitë nuk kishin të mbaruar

Majlinda Bregu tashmë është në detyrën e Sekretares së Përgjithshmë të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal. Mbrëmjen e djeshme ajo është ‘zhveshur’ për pak çaste nga postura politike dhe ka treguar për publikun disa nga detajet lidhur me ditën më të rëndësishme të jetës, dasmën e saj.

Dasma e ish deputetes përkoi me vitet e luftës në vendin tonë. Majlinda Bregu dhe partneri saj u martuan në vitin ’97 dhe ish deputetja demokrate nuk ka nguruar të zbulojë disa detaje nga ajo ceremoni.

“Kur jam bërë nuse, kam veshur dy fustane, sepse kështu ishte koha. Dasma niste që të premten dhe vazhdonte deri të dielën…”-u përgjigj Bregu pyetjes së fëmijëve teksa ishte e ftuar në emisionin ‘Në Kurthin e Piter Pan’

 “E mbaj mend si një ditë të lodhshme, sepse kishim marrë një apartament me qira që po e mobilonim asokohe…. Por e kam shijuar e jam argëtuar pa fund. Të premten festova me shoqërinë, të shtunën me familjen time dhe të dielën me familjen e bashkëshortit…Por pati edhe makina të vjedhura ato ditë, edhe të dasmorëve, edhe të krushqëve. Pati edhe përmbytje të makinës pasi dasma përfundoi… Pati shumë peripeci.’ ka thënë mes të tjerash Majlinda.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • majlinda: 19/03/2019 15:12

    e mire sikur cu be...ja te dolen per hajer u bere milionere

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë