Majlinda Bregu lë Shqipërinë, përlotet nga surpriza: Do më marrë malli për ditët e bukura (Foto)

Majlinda Bregu lë Shqipërinë, përlotet nga surpriza: Do më marrë malli për ditët e bukura (Foto)

Majlinda Bregu

Majlinda Bregu, ish-ministre e Integrimit në qeverinë Berisha 2, do të largohet nga Shqipëria për t’u zhvendosur në Sarajevë. Bregu do të nisë punë në Janar si Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, post në të cilin u zgjodh pak muaj më parë. Në një postim në Instagram, Bregu ka shprehur emocionet e saj, pas një dhurate që ka marrë nga mikeshat e saj, të cilat i kanë dhuruar një ditar, ku kanë shkruar mesazhet e tyre për Bregun.

Ajo shkruan:

“Goca, jeni zemra! Do më marrë malli për qeshjet pa teklif e bisedat pa tituj, për ditët e bukura e për ato me nerva tel, që i kemi ndarë pandryshueshmërisht ndër vite.

E di që sa të  nisem do më hidhni baterinë e telefonit në tokë, nga chat-et në ëa- it e nga video call:). Falemindeeeeriiit!

Ju kam shumë xhan edhe pse “ju mora pak inat”që më bëtë surprizë këtë përlotjen e merituar

P.s.O Zot! Ky libër-th, ka mesazhe të papara! Me c’keni shkruar, tani e njoh veten më mirë...”, shkruan Bregu.

Postimi i Majlinda Bregut në Instagram

Postimi i Majlinda Bregut në Instagram

1/2
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Martin: 27/12/2018 03:15

    Kot fare...Perse jeta personale dhe detaje nga jeta e perditshme duhen nxjerre ne publik?! Nderkohe, nese ndodh ndonje skandal duhet konsideruar personale e duhet fshehur?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet