Majlinda Bregu: Negociatat do të jenë të gjata dhe të vështira, ja çfarë duhet të bëjmë

Majlinda Bregu: Negociatat do të jenë të gjata dhe të vështira, ja çfarë duhet të bëjmë

Ish-deputetja e PD, Majlinda Bregu

Ish-deputetja e PD, Majlinda Bregu në një aktivitet në Javën e Europës thotë se integrimi duhet të jetë prioritet kombëtar, ndërsa qeveria duhet të jetë e përgatitur për negociatat, pasi do të jenë të gjata dhe të vështira. Për ta bërë Shqipërinë si të gjithë Europa, sipas Bregut ka vetëm një rrugë; Reformat e vazhdueshme, institucionale, politike dhe ekonomike. Në fund të qershorit vendoset për fatin e Shqipërisë për negociatat, ndërsa tre janë vendet skeptike që duhet të binden; Gjermania, Franca dhe Holanda.

Pas shume viteve qe kam bashkejetuar me sfidat e ketij procesi jam e bindur se tani qe ka kaluar faza e pare emocionale e integrimit europian qe shoqeroi procesin e zgjerimit ne fillesat e tij pas renies se murit te Berlini, eshte koha e kushteve,analiza, prioritete, transformim dhe reforma.

1. Qe procesi i Integrimit Europian te Shqiperise duhet te jete agende kombetare nuk eshte nje thirrje opsionale, por nje kusht sine qua non, per qendrueshmerine dhe suksesin e procesit.

2. Hapja dhe konsultimet me eksperte, shoqerine civile, biznesin, boten akademike dhe median jane aset i cili duhet shfrytezuar dhe jo detyrim rutine i procesit.

3.Ka shume menyra per ta mbajtur Shqiperine ne stanjacion dhe per te vonuar procesin e rikthimit te saj ne Europe.

Por ka vetem nje rruge per ta bere ate si gjithe Europa,-Reformat e vazhdueshme. Institucionale, politike, ekonomike.

4. Negociatat do te jene te gjata dhe te veshtira. Rajoni yne ka shansin e dyte pas atij te shkuar dem mes luftrave te viteve 90 qe te forcoje bashkepunimin dhe te pershpejtoje( ose jo) kohen e anetaresimit te fqinjit, ndaj nje menaxhim i arrire dhe pjesmarrje aktive ne projekte rajonale dhe netëork ekononomike, vetem se e forcon kete proces.

5. Sa here qe BE ka qene e qarte ne mesazhe dhe kerkesa, procesi ka ecur me mire. (Rikujtoj qe udherrefyesi per liberalizimin e vizave ishte me i qarte se sa Kriteret per marrjen e statusiy te vendit kanditat, te cilat mund te mos kishin te njejten vlere si prioritete per cdo vend anetar).

Europa ne fund te fundit eshte dhe gjendje mendore:) Po te mendosh sa e rendesishme eshte per Shqiperine e vendet e BP, europianizimi, nuk eshte i pamundur.

Majlinda Bregu

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • memento mori: 09/05/2018 06:11

    modeli gjerman i shkelyerjes se opozites

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale