Majlinda Bregu pak muaj më parë u zhvendos në Sarajevë, për shkak të postit të saj të ri si Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal. Bregu ka treguar se për të nuk është e lehtë të qëndrojë larg familjes, megjithatë ajo udhëton shpesh drejt Shqipërisë.
Së fundmi ajo ka treguar se është rikthyer në vendin e saj dhe se ka takuar babain. Majlinda ka publikuar një foto të rrallë pranë tij, në të cilën të dy duken shumë të lumtur. Ajo ka përmendur edhe dy motrat e saj dhe i ka pyetur se si ju duken ata të dy.
Me siguri dy motrat Bregu duhet të jenë ndjerë shumë “xheloze”, sepse edhe ato jetojnë larg Shqipërisë.