Majlinda Hoxha u vra gabimisht për
borxhin 25 mijë lekësh të Fushës

Majlinda Hoxha u vra gabimisht për<br />borxhin 25 mijë lekësh të Fushës
TIRANE- Një konflikt i krijuar për një borxh prej 25 mijë lekësh, ka qenë shkak i vrasjes së Majlinda Hoxhës dhe plagosjes së Elton Fushës një javë më parë në kryeqytet. Prokuroria e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur në 9 shtator në ambientet e lokal "Xhoi Lloto" në kryeqyet.
 
Burime nga Policia e Shtetit kanë bërë të ditur se, në pranga është vënë Ndriçim Balla, 33 vjeç, nënoficer pranë “Shkollës së Bashkuar”, si i dyshuari për ngjarjen e 9 shtatorit.
 
Nga hetimet e bëra rezulton se objektiv i vrasjes ka qenë Elton Fusha, ndërsa si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka mbetur e vrarë Majlinda Hoxha.
 
Sipas Prokurorisë, shkak për vrasjën e shtetases Majlinda Hoxha është bërë një borxh prej 25 mijë lekësh, që vëllai i të dyshuarit si autor i ngjarjes kërkonte nga i plagosuri Elton Fusha për një punë të bërë në objektin e tij.
 
NGJARJA
Ngjarja ka ndodhur në datë 09.09.2013 rreth orës 21:30 në vendin e quajtur rruga “Vaso Pasha, në ambjentet e lokal “Xhoi Lloto”, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka mbëtur e vrarë shtetasja Majlinda Hoxha, si dhe është plagosur shtetasi Elton Fusha. Sipas Prokurorisë në lidhje me këtë ngjarje janë kryer një sërë hetimesh, nga rezulton se "viktima Majlinda Hoxha së bashku me bashkëshortin e saj shtetasin Fatos Hoxha kanë shkuar tek lokali “Xhoi Lloto” që i përket shtetasit të dëmtuar Elton Fusha. Aty rreth orës 21.30 teksa qëndronin në një tavolinë një person i pamaskuar është afruar tek pragu i derës së lokalit dhe ka qëlluar disa herë në drejtim të tavolinës ku qëndronin këto shtetas, ku si rezultat ka gjetur vdekjen e menjëherhsme shtetasja Majlinda Hoxha, si dhe është plagosur shtetasi Elton Fusha. Ndërsa shtetasi Fatos Hoxha nuk ka marrë dëmtime".
 
Nga dëshmitë e marra nga i plagosuri Elton Fusha, i cili ka qenë dhe objektivi i vrasjes, dhe nga bashkëshorti i viktimës, Fatos Hoxha, është mundur të zbardhet dhe ngjarja.
 
Sipas Prokurorisë "nga provat e grumbulluara provohet se i dëmtuari Elton Fusha ka pasur një konflikt me shtetasin A. Balla, pasi ky i fundit i kërkontë t'i paguante shumën prej 25 mijë lekësh për një punë që kishte bërë si usta në objektin e tij. Por kjo shumë nuk pranohej nga i dëmtuari e si rezultat disa ditë para ngjarjes tek lokali i tij ka shkuar shtetasi A, Balla i shoqëruar me një shtetas tjetër, që siç ka rezultuar është autori i ngjarjes, vëllai i tij shtetasi Ndriçim Balla dhe i janë drejtuar shtetasit Elton që "nuk të vijmë më për këtë punë, prandaj na jep lekët", por përsëri shtetasi Elton nuk u është përgjigjur".
 
Por, i dyshuari si autor i ngjarjes, Ndriçim Balla, mohon autorësinë, ndërsa ka pranuar faktin se Elton Fusha i kishte para borxh vëllait të tij.
 
Ndërsa, viktimat e këtij sulmi kanë identifikuar autorin e vrasjes, fakt që ka çuar në vendimin e arrestimit të menjëhershëm.
 
"Në datë 17.09.2013 është proceduar me paraqitjen për njohje, veprim i cili është kryer nga Prokurori i çështjes, të të dyshuarit Ndriçim Balla,ku gjatë zhvillimit të njohjes të dy dëshmitarët okularë, shtetasi Fatos Hoxha dhe i dëmtuari Elton Fusha kanë njohur shtetasit Ndriçim Balla si autorin e ngjarjes së datës 09.09.2013. Për këto arsye është lëshuar urdhëri i ndalimit për shtetasin Ndriçim Balla si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 79/ë dhe 278/2 K.Penal", thuhet në njoftim zyrtar të Prokurorisë së Përgjithshme.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Diplomacia, a ka ndryshuar imazhi i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare?



×

Lajmi i fundit

Mashtruan për përvetësimin e një automjeti luksoz me vlerë 200 mijë euro, arrestohet 38-vjeçari nga Tirana dhe një turk

Mashtruan për përvetësimin e një automjeti luksoz me vlerë 200 mijë euro, arrestohet 38-vjeçari nga Tirana dhe një turk