Majlinda Kelmendi shpallet
kampione Evrope për herë të tretë

Majlinda Kelmendi shpallet<br />kampione Evrope për herë të tretë
Majlinda Kelmendi është kampione e re e Evropës.
 
Xhudistja kosovare ka fituar këtë çmim për herë të tretë në karrierë, pasi shkëlqeu në Kampionatin Evropian që po mbahet në Varshavë të Polonisë.
 
Në finalen e madhe, Majlinda e mposhti rusen Alesya Kuznetsova.
 
Xhudistja pejane e kishte eliminuar në gjysmëfinale portugezen Joana Ramos, ndërsa paraprakisht, rrethin e parë e kishte kaluar pa luftë, në të dytin e kishte mundur britaniken Chelsie Giles, e në atë të tretë zviceranen Evelyne Tschopp.
 
Përveç se tri herë kampione e Evropës, Majlinda është dy herë kampione e botës dhe kampione olimpike.
 
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë