Makarona elb me perime në furrë për një drekë perfekte plot shije nga zonja Albana

Tavë me makarona elb dhe perime

Përbërësit:

  • 300 gr makarona elb
  • 1 qepë
  • 2 thelpinj hudhër
  • 1 karrotë
  • 1 spec i kuq
  • 1 spec jeshil
  • 1 kungull i njomë
  • 1 tufë majdanoz
  • 1 fç salcë domate
  • 1 spec i kuq djegës
  • Vaj ulliri
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Kaurdisim fillimisht qepën dhe hudhrat të grira imët. Më pas shtojmë të gjitha perimet të prera në kubikë. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe më pas shtojmë salcën e domates. Vazhdojmë kaurdisjen dhe sapo salca të fillojë të lidhet  shtojmë makaronat elb dhe ujë në masë të përbërësve. E lemë gatimin të marrë valë për rreth 10 minuta dhe në fund shtojmë bimët aromatike. E kalojmë gatimin në një tavë dhe e vendosim në furrë sa të marrë një ngjyrë në sipërfaqe për rreth 15 minuta.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj