Makarona me hudhër dhe majdanoz

Përbërësit:

  • 1 pako makarona
  • 2 lgj gjjalpë
  • 2 lgj vaj ulliri
  • 6–7 thelpinj hudhër
  • Majdanoz i freskët
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Në një tigan ngrohni gjalpin me pak vaj. Shtoni hudhrën dhe majdanozin, kaurdisini lehtë derisa të lëshojnë aromë (pa i djegur). Shtoni makaronat e ziera, kripë dhe piper. Përziejini mirë që të lidhen shijet.