Përbërësit
320 gr makarona (pene)
250 gr gjizë pa kripë (ose rikota)
2 portokaj mesatarë
3 kunguj të njomë
4 lugë gjelle vaj ulliri
Kripë dhe piper i bardhë
Përgatitja
Vendosim një tenxhere me ujë të bollshëm , për ta valuar. Shtojmë pak kripë dhe ziejmë makaronat sipas minutazhit të përcaktuar në përdorim.
Ndërkohë në një tas vendosim gjizën.
Lajmë portokallin dhe grijmë ¼ e lëkurës së tij. E përziejmë lëkurën e grirë me gjizën. Shtrydhim një portokall dhe lëngun e shtojmë tek gjizasë bashku me 6 lugë gjelle nga uji i zierjes së makaronave dhe 4 lugë gjelle vaj ulliri, kripë dhe piper të bardhë. Të gjithë përbërësit që shtuam në gjizë , i trazojmë deri sa gjiza të marrë një trajtë kremoze.
Në tenxheren ku po ziejmë makaronat , në 3 minutat e fundit shtojmë kungujt e prerë në feta, duke i lënë të ziejnë për 3 minuta së bashku me makaronat.
I kullojmë makaronat me kungujt dhe i vendosim në një tas të madh ku i shtojmë gjizën kremoze . I trazojmë mirë dhe i servirim duke dekoruar pjatën me disa feta portokalli nga portokalli i dytë.