Makarona me patëllxhan dhe borzilok
Përbërësit:
- 400 gr makarona
- 1 patëllxhan
- 150 gr gjizë dele e kripur
- 3-4 domate të freskëta
- 4 thelpinj hudhër
- 1 tufë e vogël borzilok
- Vaj ulliri ekstra i virgjër
- Kripë, piper
Përgatitja:
Prisni domatet dhe vendosini në një tenxhere me një majë kripë, 2 thelpi hudhre dhe tufën e borzilokut. Lërini të ziejnë për 30 minuta në zjarr të ulët, pa shtuar ujë, domatet do të lëshojnë lëngun e tyre. Pas 30 minutash hiqni hudhrën dhe borzilokun. Kalojini domatet në një blender të imët dhe bëjini pure.Vendosni salcën e grirë në blender në një tigan, shtoni një thelpi hudhër dhe një degë borziloku. Gatuajeni për disa minuta duke e përzier herë pas here. Ndërkohë prisni patëllxhanin në feta jo shumë të holla, dhe shtojini në një tigan ku më parë keni shtuar vaj ulliri dhe një thelpi hudhër. Skuqini duke i kthyer herë pas here derisa të marrin ngjyrë të artë. Hiqini me kapëse dhe vendosini mënjanë. Paralelisht vendosni një tenxhere me ujë për të zier makaronat dhe pas vlimit shtoni kripën dhe pastën. Zieni makaronat al dente, më pas kullojini. Në tiganin me salcë shtoni patëllxhanët bashkë me vajin që kanë kulluar në pjatë, shtoni dhe një lugë vaj ulliri të freskët. Kavërdiseni që të lidhen dhe shtoni makaronat e sapokulluara, duke shtuar një gjysëm garuzhde nga uji i tyre. Shërbejini makaronat menjëherë të ngrohta, duke shtuar sipër rikotën dhe një gjethe borziloku.
Komente












