'Make America great again' or 'Banana Republic' ?

'Make America great again' or 'Banana Republic' ?

Shtypi botëror ka qenë shumë i ashpër pas ngjarjeve të dhunës dhe urrejtjes që u shfaqën dje në Washington kur turmat e nxitura nga presidenti Trump u vërsulën mbi Capitol në kohën që aty po mbahej seanca e dy dhomave të Kongresit për të certifikuar zgjedhjet që u mbajtën në SHBA duke legjitimuar votat elektorale sipas të cilave Joe Biden shpallej fitues me 302 vota elektorale kundrejt 232 të fituara nga Trump.

« Demokracia e thyer », « E mërkura e zezë e demokracisë », « Trump –strategjia e kaosit », “Capitoli i rrethuar“, “Kaos nga turmat e stuhishme mbi Capitol“, “Trump nxit turmat », « Sulm mbi demokracinë », « Urrejtja e turmave të Trump përmbyt Capitolin », etj. Këto ishin disa nga titujt e të përditshmeve më të mëdha në Europë dhe në SHBA. Në editorialet e tyre theksohej se Trump, i zgjedhur katër vite më parë më sloganin « Make Amerika great again », për një ditë e ktheu shtetin e tij në një « Banana Republic » dhe në katër vitet e qeverisjes së tij e mbuloi atë me urrejtje. 

 Amerika, siç vë në dukje editoriali i Le monde rezultoi në fund të mandatit të Trump një vend i ndarë më dysh mes atyre që respektojnë rendin kushtetues dhe vendimet e drejtësisë dhe atyre që jetojnë në një botë paralele. Ky univers paralel, theksohet në editorialin e Le Monde, ushqehet nga teori komplotiste dhe shfaqet si një realitet alternativ sipas të cilit Donald Trump nuk ka humbur zgjedhjet me një diferencë prej  7 milion votash popullore dhe me 302 vota zgjedhore, por ai beson se votat e tij janë vjedhur masivisht dhe në mënyrë të orkestruar.

Në këtë univers paralel nuk ka rëndësi se rreth 60 vendime të gjykatave, përfshi dhe ato të Gjykatës Supreme, i kanë hedhur poshtë dhe kanë rrëzuar pretendimet për anulim të zgjedhjeve. Në këtë univers paralel pak rëndësi ka se vetë presidenti në detyrë i kërkon me telefon në datën 2 janar përgjegjësit të operacioneve zgjedhore në Xhorxhia që të modifikojë rezultatin e zgjedhjve duke i kërkuar atij që të gjejë 11 779 vota.

Kombi amerikan vijon më tej editoriali i Le Monde po vjel tani frutet e një presidenti populist e demagog që ai  ka mbjellë për katër vjet qeverisjeje. Askush nuk u shqetësua sa duhet në Amerikë kur Trump që para zgjedhjeve kishte deklaruar se nuk do t’i njihte ato nëse nuk fitonte vetë. Po ashtu, mbështetja e tij e hapur për partitë e ekstremit të djathtë si « Proud Boy », të cilëve u kishte bërë thirrje të ishin gati, ishin gjithashtu një paralajmërim i hapur për atë që ndodhi të mërkurën më 6 janar.

Sot mund të numërohen edhe më shumë se kaq devijimet dhe shkeljet e rënda të Donald Trump, por SHBA, siç thonë të gjithë analistët, duhet të bëjnë mirë llogaritë me rreth 75 milion amerikanë që mbështetën Donald Trump në zgjedhjet e fundit amerikane.

Administrata e re e presidentit Joe Biden ka një detyrë të vështirë që të rimëkëmbë demokracinë e thyer amerikane. Presidenti autoritar Biden e dha provën dje. Ai me shumë dinjitet u bëri thirrje protestuesve që të mos vrasin demokracinë dhe u angazhua që kjo ditë e zezë për demokracinë amerikane do të zhbëhet menjëherë.

Ajo që ndodhi më 6 janar merr një përmasë të veçantë në vende si Shqipëria që prej më shumë se tridhjetë vjet po luftojnë me mish e me shpirt që të shmangin tranzicionin e zgjatur dhe të ndërtojnë institucionet demokratike. Atentati që iu bë dje demokracisë në zemër të saj ishte një shfaqje që ne shqiptarët e kemi parë me dhjetëra herë në këta vjet dhe në sajë të mbështetjes që kemi pasur veçanërisht nga SHBA, kemi arritur të shmangim dhunën dhe të ruajmë institucionet.

Ajo që ndodhi dje në SHBA tregoi se demokracia nuk është një mit, por një realitet që mund të goditet dhe mund të plagoset edhe në vendin ku ajo ka selinë qendrore. Asnjë vend nuk është i imunizuar nga urrejtja dhe antishteti.

E, megjithatë, bota e traumatizuar pret përgjigje se çfarë do të ndodhë me partinë republikane në Amerikë, a do të nxjerrë mësime ajo nga dita e zezë e 6 janarit. Si do të sillen 74 milion mbështetësit e Trump në të ardhmen ?

Të gjithë duan të besojnë se SHBA do të gjejë forca dhe do të kthehet në vendin dhe rolin që ka pasur dhe që duhet të ketë në një botë të mbushur me urrejtje, me fatkeqësi dhe me shumë demagogë e pushtet autarkik. Kina, Rusia, Irani dhe të gjithë atë vende që e kanë ndërtuar suksesin e tyre mbi shtetin autarkik, kanë rastin që të bëjnë një hap përpara. A do ta lejojë Amerika këtë ? Shqiptarët kudo që janë në në Shqipëri e në Kosovë luten me mish e me shpirt që Amerika të bëhet e madhe përsëri, por jo ashtu siç donte ta bënte Trump, por ashtu siç ka qenë dhe është në vizionin e etërve që ndërtuan Amerikën, si vatër të lirisë dhe demokracisë, e barazisë për të gjithë dhe e respektit.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Darwin: 08/01/2021 01:01

    Perandoritë shkojnë e vijnë..,çdo gjë asht në Evolucion(zhvillim)...Kjo a vetë Jeta,Kozmosi...

    Përgjigju
  • Gjoni: 07/01/2021 23:20

    Republike bananesh o ilir Ameriken e beri ai presidenti i rraces tende Obama. Trump e uli papunsine ne 3% aty ku nuk e cuan dot as jevgjit e as bushet dhe clintonet e estabilishmentit

    Përgjigju
  • Turi: 07/01/2021 22:35

    Aq sa e forte duket aq e dobet eshte , ka probleme te medhaja sociale , si cdo perandori ka dhe renien e saj ceshtje kohe

    Përgjigju
  • Usa: 07/01/2021 21:54

    The Movie i’ts not over...!! Trust the Plan..!!

    Përgjigju
  • veni: 07/01/2021 20:56

    hahahaha hahahaha hahahah na keqnaq ja qr keni filluar te jepni mend edhe per ameriken

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja