TIRANE – Një mënyrë për të treguar se shërbimi i gjobave që merren nga Policia Rrugore ofrohet edhe në bankë, është menduar të reklamohet në këtë formë. Një makinë kartoni e Policisë Rrugore me dy punonjës policie, por prej kartoni…vendosur në shtyllën që mban reklamën e bankës anës rrugës.

Ky element ka shkaktuar polemika, duke u etiketuar me ironi si “përforcim i shërbimeve me polici kartoni” madje është prezantuar si pjesë e masave që policia ka marrë për parandalimin e aksidenteve rrugore.

Në fakt kujdo mund t’i duket si një patrullë policie dhe mund të ulë shpejtësinë e automjetit, por në fakt është një mënyrë e vecantë e përzgjedhur nga një bankë për të treguar se qytetarët e gjobitur nga Policia rrugore për shkelje, mund t’i paguajnë ato në sportelet e bankës.

makina e policise prej kartoni

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)