Pogradec - Një aksident është regjistruar në aksin rrugor Pogradec-Tushemisht, në një zonë të banuar.
Mësohet se një automjet tip “Mercedes” ka humbur kontrollin si pasojë e lagështisë dhe ka dalë nga rruga dhe duke goditur dhe dëmtuar një shtyllë të tensionit të lartë.
Policia ka mbërritur në vendngjarje, e cila po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Mësohet se si pasojë e aksidentit janë shënuar vetëm dëme materiale dhe nuk ka të dëmtuar.
OSHEE në Pogradec ka ndërprerë energjinë elektrike në disa lagje për shkak të dëmtimit të shtyllës mbajtëse të rrjetit.
Lajmi në përditësim...