LEZHË- Një automjet është shkrumbuar nga zjarri në Rrugën e Kombit, pranë fshatit Gziq të Mirditës.
Sikurse mund të shihet nga pamjet, makina luksoze ku udhëtonin dy të rinj është e shkrumbuar totalisht dhe ka mbetur prej saj vetëm struktura metalike. Paraprakisht, dyshohet se makina ka qenë në lëvizje në momentin që është përfshirë nga flakët.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat zjarrfikëse por ka qenë tepër vonë për të shpëtuar makinën pasi është shkrumbuar plotësisht, ndërsa drejtuesi dhe pasagjeri kanë arritur të shpëtojnë pa marrë lëndime.
Komento