Një aksident i 3-fishtë është shkaktuar mëngjesin e sotme në Durrës në zonën e Currilave. Një 23-vjeçare e dehur dhe me patentë të bllokuar është përplasur me makinë me dy mjete të tera të parkjara, të cilat i ka bërë copa duke i shkatërruar plotësisht
Makinë tip “Fuoristradë” që udhëtonte e reja Z.M. ka humbur kontrollin dhe është përplasur me 2 mjetet përballë që ishin të parkuara.
Përplasja ka qenë tepër e fortë ku në videot e siguruara nga Report Tv dallohen makinat e shkatërruar plotësisht, madje njëra prej tyre është shtypur dhe ndarë në dysh. Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka pasur të lënduar.
-
Policia rrugore nuk eshte e afte te normalizoje trafikun brenda qytetit mbasi dhe para policit makinat qarkullojne me shpejtesi nuk ka radare elekronik qe te rregulloje trafikun policia rrugore eshte jashte loje
Përgjigju -
duke pare si jane katandisur makinat e perplasura kuptoj qe ky SUV ka qene duke levizur me shpejtesi shume te madhe. imagjinoni cfare mund te kishte ndodhur nese do kishte pasur kalimtare ne trotuar.
Përgjigju










Komente
Komento