Makina merr flakë në aksin Mamurras-Laç, shoferi arrin të dalë nga mjeti para se të shkrumbohet e tëra (FOTO)

Makina merr flakë në aksin Mamurras-Laç, shoferi arrin të dalë nga mjeti para se të shkrumbohet e tëra (FOTO)

Makina në flakë në aksin Mamurras-Laç

Një autoveturë tip Benz është përfshirë nga flakët e zjarrit, në aksin rrugor Mamurras-Laç, pranë fshatit Fushë-Gjorm të Kurbinit.

Sapo ka konstatuar flakët shoferi ka ndaluar mjetin dhe ka arritur të dalë pa marrë lëndime.

Për shuarjen e zjarrit kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse, ndërsa policia ka nisur hetimet në lidhje me rastin.

Ndërsa më herët gjatë ditës së sotme edhe një furgon i ngarkuar me vegla muzikore u shkrumbua nga flakët e zjarrit në Rrugën e Kombit, segmenti Milot-Morinë. Shoferi arriti të dalë nga mjeti dhe të nxjerr paisjet që kishte brenda, ndërsa një shkëndjë elektrike dyshohet të jetë bërë shkak i zjarrit.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 20 Mars, 10:18

    Nisin kualifikueset e Botërorit, si del Angli-Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Veliaj tërheq ‘shkarkimin’, rikthen Anuela Ristanin në krye të bashkisë së Tiranë: Delegimi tek Sara Goxhaj ishte i gabuar! Kryebashkiaku i Tiranës: Me Ramën kam vetëm mall të takohem

Veliaj tërheq ‘shkarkimin’, rikthen Anuela Ristanin në krye të bashkisë së Tiranë: Delegimi tek Sara Goxhaj ishte i gabuar! Kryebashkiaku i Tiranës: Me Ramën kam vetëm mall të takohem