Një 18-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pasi u përplas nga një automjet në afërsi të fshatit Bulgarec të Korçës.

I riu u transportua menjëherë në Spitalin e Korçës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, në gjëndje të rëndë shëndetësore. 

Në vendngjarje ndodhet policia, e cila po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Në vend është edhe drejtuesi i automjetit që u përfshi në ngjarje.