Makina me shpejtësi merr para motorin në Lezhë, vdes në spital një i ri, rëndë shoku (Emri+Pamjet)

Një i ri ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në Lezhë, ndërsa shoku i tij ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Viktima është Indrit Ndreca 25 vjeç nga Grykë Manatia.

Aksidenti ndodhi në aksin Lezhë-Shëngjin në orën 21:45 në afërsi të Lapidarit.

Të rinjtë ishin duke lëvizur me motor në momentin që u përplasën nga një makinë. Report Tv sjell pamjet nga vendi i ngjarjes.

Të plagosurit u transportuan në spital në gjendje të rëndë për jetën, por njëri prej tyre, Indrit Ndreca ndërroi jetë si pasojë e plagëve, ndërsa shoku i tij është në gjendje të rëndë.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sportisti: 03/07/2019 05:59

    Jeni kthyer ne kamikaze pa e kuptuar....per te ardhur keq....mbroni veten o popull....për pak adrenalinë të ikën jeta sa hap e mbyll sytë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic