KRUJE-Një aksident mes një 35-vjeçari dhe një 25-vjeçari ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Fushë Krujë-Tapizë në vendin e quajtur Larushk.
 
Automjeti tip Volkswagen me drejtues E.V 35-vjeç, banues në Qerek, Nikël është përplasur me një motoçikletë, me drejtues E.M. 25-vjeç, banues në Derven Fushë-Krujë.  
 
Për pasojë, drejtuesi i motoçikletës ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve.
 
Drejtuesi i mjetit tip Volswagen është shoqëruar në polici për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
 
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com