Makina pa shofer vret këmbësorin, kompania tërheq flotën e mjeteve

Makina pa shofer vret këmbësorin, kompania tërheq flotën e mjeteve

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e ditës së dielë në Arizona ku një makinë autonome pa shofer SUV e kompanisë Uber vrau një këmbësor i cili ishte duke kaluar rrugën, duke shënuar kështu aksidentin e parë të këtij lloji duke vënë kështu në dyshim sigurinë që paraqesin këto automjete.

Kjo ngjarje e detyroi kompaninë të tërheqë të gjithë flotën e vet të automjeteve të krijuara nga rrugët e qyteteve.

Viktima është Elaine Herzberg, 49 vjeç u godit rreth orës 22:00 të dielën në Tempe, Arizona, kur ajo po ecte me biçikletën e saj duke kaluar rrugën. Viktima u dërgua menjëherë në spital por nuk arriti të mbijetonte për shkak të plagëve tq shumta që kishte marrë.

Ky është aksidenti i parë i këtij lloji ku një makinë autonome vret një këmbësor në një rrugë publike. Në një deklaratë, një zëdhënës i Uber tha se kompania është në dijeni të incidentit dhe është duke punuar me autoritetet lokale për hetimin e saj.

Kompania ngushëlloi familjarët e viktimës pasditen e së hënës në Twitter dhe deklaroi se kompania do të punojë me organet e zbatimit të ligjit për të kuptuar ngjarjen e plotë se çfarë ka ndodhur.

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Festa të shfrenuara me drogë e alkool, qindra të rinj nga gjithë bota mblidhen në plazhin e Delisufit në Vlorë! Pinë kokainë të pashqetësuar

Festa të shfrenuara me drogë e alkool, qindra të rinj nga gjithë bota mblidhen në plazhin e Delisufit në Vlorë! Pinë kokainë të pashqetësuar