Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në zonën e Kënetës, Durrës. Një makinë me gjashtë persona ka përfunduar në kanalin e madh të ujrave të zeza në lagjen 17 të Durrësit, si pasojë e rrëshqitjes që ka pësuar nga balta.
Report Tv raporton se personat të cilët kanë qenë të së njëjtës familje, janë ndihmuar nga banorët e zonës pasi makinës tip "Ford" nuk i hapeshin dyert nga brenda. Bëhet me dije se konkretisht brenda makinës kanë qenë 5 gra dhe 1 burrë, drejtuesi i automjetit. Mësohet se 6 personat ishin drejtuar për në varrezat e qytetit, për të përkujtuar një të afërm të tyre.
Sikurse duket edhe nga videoja, aksidenti ka shkaktuar vetëm dëme materiale. Sa i takon pranisë së policisë, mësohet se ka mbërritur në vendngjarje vetëm pasi lajmi është bërë i ditur nga mediat.

Makina që përfundoi në kanal në Durrës
Kanali i ujërave të zeza në lagjen 17 të Durrësit, i cili përshkon rrugën "Azem Hajdari", është kthyer në shqetësimin kryesor të banorëve. Ata shprehin shqetësim edhe për faktin se kanali është kthyer në një vendgrumbullim mbetjesh urbane. Banorët i bëjnë apel Bashkisë së Durrësit për rehabilitimin dhe mbulimin e këtij kanali, ujrat e zeza të të cilit përfundojnë në kohë me reshje edhe në oborret dhe ambientet e brendshme të banesave.
-
TI KISHIN LEN BRENDA TE SHKONIN NE PIDH TE SEMES PLERAT
Përgjigju -
Vazhdoni ecni si te terbuar, shfarosuni ne aksidente se jemi shume. Ah te mjeret ju qe s'vute mend kur hipni ne makine.
Përgjigju











Komente
Komento