Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar sonte në afërsi të urës së lumit Shkumbin në autostradën Lushnje - Tiranë.

Sipas informacioneve një automjet ka përplasur një biçikletë.

Si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i biçikletës.

Policia ndodhet në vendgjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave.