Një aksident rrugor është shënuar mesditën e sotme në afërsi të Spitalit Rajonal Berat, në vendin e quajtur "Te Rrapi".
Një makinë tip ‘Volkswagen Caddy’ është përplasur me një motor. Si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi motorit dhe pasagjeri.
Të lënduarit ndodhen në spitalin e Beratit dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është bërë motori që i ka prerë rrugën automjetit.
Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Komento
Komente












