Spektakël mbi katër rrota dhe adrenalinë e vërtetë në “Automotive Fair Albania.” Mbrëmja e së shtunës ‘ndezi’ sheshin “Nënë Tereza” në kryeqytet me motorët që ‘gjëmonin’ dhe turmën që brohoriste.
Eventi mblodhi pjesëmarrës nga vende të ndryshme, duke kthyer panairin në një festë të vërtetë për botën e motorëve dhe dashamirës që ndoqën shfaqjen e rezervuar nga pilotët profesionistë.
Makina policie që lëviznin në dy rrotat anësore, shpejtësi, mjete që bënin ‘drift’ apo duke nxjerrë flakë nga pas, manovrat krijuan një lloj ‘cirku’ automobilistik.
Megjithatë, përtej argëtimit, mesazhi mbetet gjithmonë forcimi i sigurisë rrugore dhe përgjegjësisë që nis në momentin kur mban timonin në duar.
Sot është dita e fundit e “Automotive Fair Albania” ku do të mbahet ceremonia përmbyllëse. Kureshtarët mund të shijojnë edhe për disa orë atmosferën, të njihen me makina retro të llojeve të ndryshme, që nuk ndodhen në treg, motorë unikë apo edhe makina elektrike.
Komente










