‘Makina ra 22 metra në humnerë, qëndrova 8 ditë në koma’ 33-vjeçarja rrëfen historinë e saj tragjike, nga aksidenti i rëndë tek divorci i dhimbshëm me tre fëmijë

Një histori sa e trishtë aq dhe frymëzuese ishte ajo e Pranvera Trudës, 33-vjeçares e cila jeta e ka përballur me plot sfida. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” ajo rrëfeu historinë e saj, se si pësoi një aksident automobilistik tepër të rëndë, ku mbeti disa ditë në koma dhe më pas edhe një sërë operacionesh në kokë, pasi kafka ishte tepër e dëmtuar.

“Një natë bëj një aksident tepër të rëndë mu deshën 7 vite të marrë veten. Isha në Kosovë,  kisha shkuar të performoja në një lokal nate, rikthehem për në shtëpi, ishte 3 mars ishte një borë e madhe, ftohtë i madh, rrëshqas bie nga rruga në 22 metra, nuk isha vetëm në automjet, personi sot nuk jeton më. Shumë pak kujtoj nga aksidenti, sipas informacioneve që kam jam zgjuar nga koma pas 8 ditëve por pa memorie. Më është dashur që të bëj edhe një ndërhyrje tjetër më pas që të rikthehem në memorie por më janë dashur vite që ta rimarr veten. Sot bëjnë 7 vite nga ai aksident. Fëmijët sot e kësaj dite nuk e kanë marr veten, duhet t’i qetësoj unë me ndonjë mesazh apo me telefon që t’i tregojë se jam mirë. Vajza ishte 11 vjeçe, djalin 6 vjeç dhe tjetri 2 vjeç. Aksidenti më ka dëmtuar kafkën e kokës, më është dashur të iki në Turqi të bëj ndërhyrje të reja, dy vjet pa lëvizur fare derisa u çova në këmbë” rrëfeu ajo.

Ajo e ka gjetur gjithmonë forcën tek fëmijët e saj e ndërsa rikujton momentet pas aksidentit thotë që mbante mend vetëm fëmijët dhe lutej që t’i takonte.

“Ndonëse jeta më ka përplasur me shumë sfida gjithmonë ngushëlloja veten se fëmija nuk të lënë as të vdesësh. kur u zgjova nga koma, kam rikujtuar që kam fëmijë dhe gjëja e vetme që kam kërkuar është që mos të shërohem por të shkoj të shoh fëmijët, vetëm këtë kisha kërkesë”, shprehet Tudi.

Përpos kësaj sfide që jeta dhe fati e bëri që të përjetojë, 33-vjeçarja përjetoi edhe një divorc tepër të dhimbshëm, me një bashkëshort dhunues, ndërsa shprehet se ka qenë një periudhë tepër e vështirë për të.

“Divorci ka ardhur shumë më para aksidentit, ka qenë shumë i dhimbsur, me shumë vuajtje me lot. I them çdo femre që nëse kanë një martesë të palumtur  më mirë herët se sa vonë. Një martesë e pashëndetshme mendoj unë nga çfarë kam përjetuar je e vdekur e pa varrosur, dhe nuk mund të rritësh fëmijë por kriminelë. Është më mirë ti rritësh vetëm dhe krenare sesa me frikën se nuk do më vijë asnjëherë djali në shtëpi.”

Në fund ajo dha edhe një mesazh të fortë për jetën, duke vlerësuar gjërat e vogla që në të vërtet kanë vlerën më të madhe.

“Më ka bërë më të ndjeshme, më ka bërë të kuptojë që jeta është e bukur, nuk është gjithçka ideja që na rrënjoset në kokë që dua të bëj këtë , bota është shumë e bukur jeta është shumë e bukur. Dua ta jetoj me pak gjëra.”

MC/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja