TIRANE- Siguracioni i detyrueshëm i mjeteve motorike (TPL) është kushti, që zotëruesit e tyre të kryejnë kontrollin teknik. Ky është angazhimi i Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës në marrëveshjen e firmosur, ditën e djeshme, me Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB), Byronë Shqiptare të Sigurimit (BSHS) si edhe me institucione të tjera. Një pikë tjetër e rëndësishme të kësaj marrëveshje janë ndarja e gjobave, për mjetet që nuk kanë siguracionin e detyrueshëm të mjeteve motorike, midis MPB-së dhe BSHS-së. Ndër të tjera, është rënë dakord, që shoqëritë e sigurimeve të vënë në dispozicion një shumë prej 3% të xhiros vjetore, e cila do të përdoret për sigurinë rrugore.
Kontrolli teknikVetëm pasi të jetë depozituar një kopje e kontratës së TPL-së, do të mund të lëshohet një kopje certifikatës së kontrollit teknik të mjetit motorik. “Autoritetet shtetërore apo private, të licensuara të kryejnë kontrollin teknik të mjeteve motorike dhe lëshimin e certifikatës vetëm pasi të jetë depozituar një kopje e vlefshme e kontratës së sigurimit të detyrueshëm. Në certifikatën e kontrollit teknik do të shënohet numri i serisë së kontratës së sigurimit dhe emri i kompanisë që e ka lëshuar, e cila duhet të jetë e vlefshme në datën që lëshohet certifikata e kontrollit teknik”, - thuhet në pikën a të angazhimeve të MTI-së në këtë marrëveshje.
GjobatPenaliteti për mjetet motorike, që nuk kanë siguracionin e detyrueshëm, TPL, do të ndahet midis MPB-së dhe BSHS-së. Por për këtë duhet të kryhen ndryshimet e nevojshme në legjislacion. “Palët angazhohen të ndërmarrin ndryshimet e nevojshme ligjore që gjobat e vëna drejtuesit të mjetit të transportit qe qarkullon pa kontratën e sigurimit të detyrueshëm TPL, të ndahen midis Ministrisë të Punëve të Brendshme dhe Byrosë Shqiptare të Sigurimit, - thuhet në pikën “c” të angazhimeve të MPB-së.
FondiNë kuadër të aktiviteteve për të përmirësuar sigurinë rrugore, kompanitë e sigurimit do të vënë në dispozicion një fond, i cili rezulton nga 3% i xhiros vjetore të tregut të TPL-së. Brenda 2 muajve, që nga firmosja e kësaj marrëveshje, pritet që ky fond të jetë 300 mijë euro. “Byroja Shqiptare e Sigurimit si përfaqësuese e shoqërive të sigurimit, merr masa për krijimin e një fondi prej 300.000 euro brenda dy muajve nga momenti i nënshkrimit të marrëveshjes, pjesë e 3 % të xhiros vjetore të tregut TPL që shoqëritë e sigurimit vënë ne dispozicion me qëllim financimin e aktiviteteve të autoriteteve shtetërore të sipërpërmendura në funksion të përmirësimit të sigurisë rrugore”, - thuhet pikën “e” të angazhimit të BSHS-së.
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
32.3%
-
Jo
62%
-
Deri diku
5.7%
Vota total: 2647
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dështimi i Kombëtares në Ligën e Kombeve, Baze për Report Tv: Armand Duka s’mori përgjegjësi, po ia faturon Sylvinhos
29 Nëntor, 19:48
-
Vdekja e çiftit shqiptar në SHBA, policia: Gruaja vrau burrin më pas qëlloi veten! Fqinjët: Dëgjuam të bërtitura
29 Nëntor, 19:45
-
Kompleksi i 29 Nëntorit është më i madh tek e majta
29 Nëntor, 19:14
-
Lirimi i Berishës nga 'arresti shtëpiak', Dhuli për Report Tv: E liroi Trump dhe rezoluta e PPE! Inida Gjata: AKSH jo bashkëpunim me partitë e tjera, të bllokosh rrugët se do Saliu, çmenduri
29 Nëntor, 19:00
-
Dje ishim të çliruar, sot jemi të pabesueshëm!
29 Nëntor, 18:58
-
Alibeaj tregon bisedën ‘sekrete’ me Berishën: Ia thash në sy që nuk e sjell dot PD në pushtet, iku nga zyra dhe erdhi e ‘pushtoi’
29 Nëntor, 18:55
-
Alibeaj në Report Tv: S’ka bashkëpunim me Berishën, PD një organizëm privat për të luftuar SPAK! Qeveria teknike? Lojë, i shiti Ramës zgjedhjet
29 Nëntor, 18:47
-
VIDEO/ Armando Broja luan 70 minuta me Everton, futet në fushë dhe bën protagonistin
29 Nëntor, 18:19
-
Pak para përfundimit të mandatit, Borrell jep paralajmërimin për luftën në Ukrainë: Jemi në garë me kohën
29 Nëntor, 18:01
-
Incidente me djegie flamujsh shqiptarë dhe maqedonas në Shkup, BDI akuzon policinë: Ata e nxitën
29 Nëntor, 17:50
-
Lirimi i Berishës nga arresti shtëpiak, Dash Sula për Report Tv: Pati impakt edhe fitorja e Trump! Pa të, PD do ishte varrosur
29 Nëntor, 17:37
-
‘Po përgatisim ekspozitën e re të Isa Boletinit’, stërnipi i tij për Report Tv: Foto historike dhe fakte të papublikuara më parë
29 Nëntor, 17:20