Një aksident rrugor është regjistruar në hyrje të qytetit të Sarandës, në Gjashtë, por këtë herë ngjarja është mbyllur me përqafime.

Sipas të dhënave paraprake, një prej automjeteve, gjatë tentativës për të kaluar në kahun tjetër të rrugës, është përplasur me një tjetër mjet. Në të dy automjetet udhëtonin pushues të huaj.

Fatmirësisht, aksidenti ka përfunduar pa pasoja për personat që ndodheshin në automjete.

Pas ngjarjes dy prej pasagjereve janë përqafuar me njëra-tjetrën, të lumtura që gjithçka përfundoi vetëm me dëme materiale.