Të fiksuar pas makinave të vjetra apo nuk arrijnë të përballojnë blerjen e një makine të re? Kjo është pyetja që ngrihet pas raportit të publikuar nga INSTAT, ku rezulton se pjesa dërrmuese e makinave që përdoren në Shqipëri janë mbi 11- vjeçare.
Konkretisht 51.1% e autoveturave që qarkullojnë në vend janë me moshë 11-20 vite, pra mjete të prodhuara nga viti 2002-2011.
Kategoria e dytë ose 40,9% e totalit të makinave që qarkullojnë në vend, janë prodhuar përpara vitit 2002, pasi jetëgjatësia e tyre është mbi 20-vjeçare.
Në Shqipëri janë të regjistruara 639.379 autovetura gjithsej ku mbi 262 mijë janë me vit prodhimi përpara vitit 2002, kurse mbi 326 mijë mjete janë të prodhuara në harkun kohor 2002-2011.
Këto mjete kanë një nivel ndotje edhe më të lartë, për shkak të vjetërsisë së tyre, çka përkthehet në ajër më të ndotur në rrugët e Shqipërisë.
Për të frenuar futjen e makinave të vjetra dhe të përdorura në vend DPSHTRR, ka vendosur që prej 1 janarit të këtij viti të mos hyjnë në vend makina të prodhuara përpara vitit 2007.
Më pas janë makinat me jetëgjatësi 6 deri 10 vjeçare, që zënë 5.5% të totalit, kurse makinat e reja me vit prodhimi nga 2017-ta, është vetëm 2.5% e totalit të autoveturave që përdoren në vend. Shumica e mjeteve janë me kambio manuale dhe me konsum naftë.
SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.5%
-
Jo
61.2%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 2149
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Shqipëria për të huajt edhe pak për shqiptarët’, Rama i përgjigjet komentuesit: Mbi 979 mijë pushues rezidentë në 2024, inati politik e bën njeriun të verbër
22 Janar, 10:57
-
'Zhvlerësohen' edhe produktet 'Made in Albania', biznesi vendas humb me miliona euro në eksport
20 Janar, 16:35
-
Euro ‘zhvlerëson’ edhe eksportet! Prodhimi vendas ‘në vend numëro’
18 Janar, 14:45
-
Inflacioni në muajin dhjetor 2.1%, shtrenjtimi i çmimeve dominon rritjen e kostove të jetesës! INSTAT: Krahasuar me 2023, inflacioni u ul nga 4.8% në 2.2% për 2024-ën
10 Janar, 12:19
-
Ligji në Kosovë: Nga 1 janari s’ka zhdoganim të veturave më të vjetra se 2015
8 Janar, 18:17
-
Shqiptarët 'dorëzojnë' makinat e vjetra, ndikuan automjetet e shumta të ardhura nga Koreja e Jugut
7 Janar, 21:28
-
Bie numri i lindjeve në Lezhë, 18% më pak se në 2013! Në 3 vite, lindën 40 fëmijë afganë
5 Janar, 14:20
-
Nga Evropa në Maqedoni të Veriut, goditet rrjeti i kontrabandës së automjeteve luksoze
29 Dhjetor 2024, 15:39
-
Ushqimet po importohen me lirë, por për konsumatorët ofrohen me rritje
25 Dhjetor 2024, 13:49
-
Ekonomia u rrit me 4.09% gjatë sezonit veror! Ndikim kryesor, bumi turistik dhe rritja e pagave në administratë
24 Dhjetor 2024, 12:20
-
SPECIALE/ Mjalti, biznesi i ëmbël që prodhon produkt të shtrenjtë
22 Dhjetor 2024, 18:05
-
Rrogat ulen te privati, 354 mijë s'arrijnë pagën mesatare! Eksperti: Punonjësi shihet si kosto e jo investim
22 Dhjetor 2024, 14:25
Nuk eshte ndonje gje e madhe te kesh makine te vjeter,tek ne ka plot makina qe jane jo vetem nga vitet 2000',90',por dhe me te vjetra.Ato te vjetrat fare preferohen nga fansat e koleksionistet e atyre modeleve,te vjetrat me moshe mesatare nga vitet 90-2000 preferohen nga te rinjte,nga ata me pamundesi financiare dhe nga ata qe jane fillestare per ngarje makine,sepse jane shume te lira.I vetmi problem me vjetersirat eshte se kur i shet del me humbje se shiten lire,por si i thone fjales,u ke nxjerre uje te zi,perpara se t'ju japesh duart.S.d.q makina te markave super te shtrenjta per te shitur mend nuk shikon.
Përgjigjurrisni rrogat dhe e nderrojme makinen. e imja eshte e 2003 psh AS SKAM NDERMEND TA NDERROJ. punen e ben, sherbimet ja bej. cte bejm perpara te blejme makine, apo shpite qe kan vajt nga 150k euro ne allias? atje dhe 50k i ka teper
PërgjigjuASPAK RENDESI VJETERSIA,TIPI APO MARKA E MAKINES <natyrisht cdo njeri nga keto elemente ka influencen e vet > ne qarkullim ,ndotjen ambientit konsumin etj,AJO QE ESHTE THELBESORE GJENDJA TEKNIKE OPTIMALE...
Përgjigju