Makinat me 0 kilometra të vjedhura?! Edhe INTERPOL në kufi për zhdoganimin

TIRANE - Në Shqipëri, vetëm vitin e fundit, 15 qytetarë kishin shpenzuar vlera marramendëse për të blerë makinë të re me zero kilometra në koncensionarë të huaj dhe vendas, dhe ato u kanë rezultuar të vjedhur në një shtet të BE-së! Ky risk mund të zhduket përmes një marrëveshje të cilën Report Tv mëson se Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor pritet të nënshkruajë shumë shpejt me Drejtorinë e Doganave.

Dy ditë më parë, në një inervistë për Report Tv, përgjegjësi i Regjistrimit të automjeteve Astrit Nasufi, tha se për të shmangur rrezikun që automjetet e reja të rezultojnë të vjedhura, në pikat doganore duhet të jetë edhe INTERPOL-i. Kjo nevojë emergjente për të mos dëmtuar xhepat e qytetarëve, reflektohet në marrëveshje: "Në dogana do të integrohet INTERPOL, për të bërë më të thelluar kontrollin e automjeteve, në mënyrë që çdo makinë që hyn në vendin tonë të jetë e standardeve të duhura teknike, duke evidentuar modifikimet e palejuara që mund të jenë bërë. ", është një pjesë e marrëveshjes që Report TV e disponon.

Por si është situata aktualisht në dogana?

“Sot dogana  bën procedurën e zhdoganimit pa bërë identifikimin më përpara në INTERPOL. Nëse ai mjet është deklaruar i vjedhur (në INTERPOL) në një farë mënyre e legalizon pra në doganë duhet të ishte detyrimisht INTERPOLI përpara se të ofrohet shërbimi i zhdoganimit”, tha Astrit Nasufi dy ditë më parë në Report Tv.

Report TV ka zbuluar edhe disa nga pikat e tjera që do të përmbajë kjo marrëveshje, e cila do të ndryshojë edhe mënyra e kontrollit të mjeteve.

1. Kontroll i detajuar, për të identifikuar përpara zhdoganimit nëse automjeti është i vjedhur, i modifikuar, i dëmtuar apo jo, dhe më pas do të hyjë në treg.

2. Në dogana do të integrohet INTERPOL, për të bërë më të thelluar kontrollin e automjeteve, në mënyrë që çdo makinë që hynë në vendin tonë të jetë e standardeve të duhura teknike, duke evidentuar modifikimet e palejuara që mund të jenë bërë. Aktualisht dogana nuk kryen kontroll të mjeteve, thjesht i zhdoganon.

3. Një pikë tjetër që do të jetë pjesë e marrëveshjes është edhe ngritja e sistemeve të integruara të dhënave të makinave që importohen në mënyrë që DPSHTRR të ndërveprojë menjëherë në sistemin e të dhënave të doganës.

4. Gjithashtu baza e të dhënave nuk do të mbahet në format teksti por do të ketë një dritare të veçantë të dhënash ku nuk mund të bëhen ndryshime.

5. Vendosja e kontrollit doganor, synon po ashtu të ulë numrin e automjeteve të përdorura që hyjnë në vendin tonë, pasi me vendosjen e sistemeve të integruara në pikat doganore do të bëhet i mundur identifikimi i vitit të saktë kur është prodhuar automjeti duke shmangur mashtrimet që mund të ndodhin duke modifikuar pjesë të ndryshme apo duke ndryshuar vitin e prodhimit.

Vendimi për të ndaluar makinat me vit prodhimi përpara 2009, dhe që nuk janë euro4 pritet të hyjë në fuqi në janar 2020. Po ashtu nuk përjashtohet mundësia që të ketë kosto shtesë si dhe dokumente të tjera në momentin e zhdoganimit.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka