Makinat, ndryshojnë siguracionet
çmimi në bazë të aksidenteve

Makinat, ndryshojnë siguracionet<br />çmimi në bazë të aksidenteve
TIRANE - Ndryshojnë rregullat për pagesën e sigurimit të automjeteve. Deri tani, të gjithë kanë paguar njësoj dhe i vetmi ndryshim ka patur të bëjë me cilindratën e makinës. Këtej e tutje, drejtuesi apo pronari i mjetit do të paguajë sigurimin e makinës bazuar në historikun e aksidenteve apo shkeljeve të rregullave të qarkullimit, bazuar edhe në karakteristikat e zonës së banimit dhe në karakteristikat e mjetit.

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare bëri dje të ditur se ky sistem u është rekomanduar kompanive të sigurimeve për t’u ndjekur, por zbatimi i plotë do të jetë proces, pa një afat të prerë kohor.

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare do të heqë dorë kështu nga imponimi i një çmimi unik minimal të sigurimit të detyrueshëm të makinës, për të gjitha kompanitë e sigurimeve. Kompanive do t’ju kërkohet që të llogarisin secila një prim rreziku ose një vlerë minimale të nevojshme për përballimin e dëmeve.

Ende nuk ka një afat të përcaktuar qartë se kur do të nisë të zbatohet tarifimi sipas riskut, por kryetarja e këtij autoriteti Enkeleida Shehi sqaroi se AMF është gati dhe tani u takon shoqërive që të krijojnë mundësitë për konsumatorët.

Sipas saj, qasja e sistemit “Bonus-Malus” do t’u krijojë mundësi shoqërive të sigurimit që të llogarisin tarifa të lidhura drejtëpërsëdrejti me historikun e dëmeve të drejtuesit të mjetit. Ky sistem jep pikë plus në rastin kur nuk ke bërë aksidente apo makina është e re dhe pikë negative në raste të kundërta. Këto pikë “përkthehen” në çmimin e sigurimit të detyrueshëm vjetor.

Shkrimi u botua sot në Gazetën Shqiptarja.com (print) 18.04.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë