Makoçi në ekspozitë: Po m'u dha
mundësia do t’i kthehem sërish artit

Makoçi në ekspozitë: Po m'u dha<br />mundësia do t’i kthehem sërish artit
Aktorja e mirënjohur e viteve ‘80-‘90, Matilda Makoçi është rikthyer në skenën artistike me një performancë shumë të veçantë në ekspozitën e artistes, Natasha Begës.
 
Ekspozita e titulluar “Hare+m” e çelur në restorant ‘Pierino’ pranë Medresesë ka qenë një projeksion multidimensional me piktura dhe objekte ku nuk kanë munguar edhe zonja me veshje haremi si dhe figura e Ali pashës dhe bajronit.
 
Në këtë ekspozitë Matilda Makoçi ka recituar poezi që deklarohen për herë të parë të autores Natasha Bega, e cila ka nxitur kthimin e saj në skenë.
 
Ndërkohë Matilda Makoçi flet për Report TV për këtë rikthim në skenë artistike duke u shprehur më tej, se nëse do t’i jepet mundësia ajo do të vijojë jetën artistike për aq gjëra sa mund të bëj.

E pyetur për filmat që transmetohen në televizionin Report Tv ajo u shpreh se janë nostalgji e vjetër, "Nuk kthehem më te ajo nostalgji, ka qenë një ëndërr e rinisë". Por, Makoçi ka shprehur një dëshirë të madhe për të vazhduar me mundësitë që e lejojnë të jetë pjesëmarrëse në aktivitete artistike.

Ndër të tjera Makoçi është shprehur: "Më vjen mirë që kur mora pjesë në këtë ekspozitë përmendet ish-bashkëshorti im Edi Rama. Ka qenë shoku im i rinisë me të cilin ndamë ëndrrat tona dhe kemi një djalë të mrekullueshëm, Gregun. Tani shoku im i rinisë ndjek rrugën e ëndrrave të tij dhe nuk më mbetet gjë tjetër veçse t'i uroj suksese në misionin e tij."

Intervista
Është një kënaqësi e madhe të jem pranë profesionit. Besoj se do jetë kënaqësi edhe për të tjerët.

Do ta quani këtë një rikthim në skenën e dashur të teatrit të recitimeve?
Është një vazhdim besoj.

Televizioni ynë ju ritransmeton në disa filma tuajt, e ndjek dhe si ju duket vetja në ato vite?
Janë nostalgji të ezuruara.

A ka mbetur një dashuri për një art të veçantë për praktikimin e një roli apo diçka tjetër?
Po të ketë ndonjë gjë që ja vlen për kushtet që kam unë me kënaqësi do t’i rikthehsha. 


[gallery]19257[/gallery]

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Shpërthen viroza, dy gara olimpike në rrezik

Paris 2024/ Shpërthen viroza, dy gara olimpike në rrezik