UEFA hodhi sot shortin e Europianit që do zhvillohet në Gjermani verën e 2024. Italia është kokë në grupin C, me të kaltrit e Mancinit që gjejnë kundërshtarë emra të njohur për ta. Anglia është rivali kryesor, teksa në grup janë edhe Ukraina, Maqedonia e Veriut dhe Malta. Ndaj 'Tre Luanëve' do jetë një finale e parakohshme, duke kujtuar edhe Europianin e fundit, fituar nga Italia në "Wembley". Veç Anglisë, një kundërshtar i fortë është edhe Maqedonia e Veriut, skuadër kjo që e la jashtë Botërorit. Pas shortit trajneri i Italisë, Roberto Mancini është shprehur besimplotë për kualifikimin në këtë grup.
" Isha i sigurt se do të kishim në grup një mes Anglisë dhe Francës. Grupi më duket i përballueshëm, sfidat nuk janë të gjitha të thjeshta, por janë të gjitha për t'u luajtur. Me Southgate ne e njohim mirë njëri-tjetrin. Maqedonia e Veriut? Ishte një nga ato ndeshje që ndodhin herë pas here, siç u demonstrua në Palermo që duhet të luhen të gjitha ndeshjet me impenjimin e duhur", tha Mancini.