124 parcela më lëndë narkotike kanabis sativa janë asgjësuar nga policia e Shkodrës dhe Malësisë së Madhe në bashkëpunim me forcat e komisariatit të ndërhyrjes së shpejtë Shkodër.

Sipas policisë në fshatrat Pult, Gjuraj dhe Baks, Komuna Pult, e rrethit Shkodër, janë gjetur dhe asgjësuar 114 parcela me 14.797 rrënjë kanabis sativa.

Gjithashtu nga kontrollet edhe në fshati Shkrel, komuna Shkrel, e rrethit Malësi e Madhe, janë gjetur dhe asgjësuar 10 parcela me 2.600 rrënjë kanabis sativa.

Ndërkohë po punohet për identifikimin e personave që e kane mbjelle këtë lëndë narkotike, pasi parcelat ku ishte kultivuar lenda narkotike, janë pa pronar.  
 


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)