Mal i Zi, arrestohet për shpërdorim
detyre djali i Naser Kelmendit

Mal i Zi, arrestohet për shpërdorim <br />detyre djali i Naser Kelmendit
KULLE - Policia e Malit të Zi ka arrestuar në pikën kufitare të Kullës, Liridon Kelmendin (në foto), djali i Naser Kelmendit. Arrestimi është bërë me urdhër të policisë në Kotor, për veprën penale të shpërdorimit të detyrës zyrtare.

Naser Kelmendi, i dyshuar për krim të organizuar dhe vepra të tjera penale në rajon, u arrestua më 5 maj në Kosovë, në bazë të një urdhër-arresti të Interpolit. Ditë më parë, edhe djali tjetër i tij, Elvisi, u shpall fajtor për tentativë-vrasje dhe u dënua me katër vjet burg nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

Familja Kelmendi dyshohet për drejtimin e një organizate kriminale të madhe që merret me trafikimin e heroinës, kokainës dhe anhidridit acetik, një lëndë e parë që përdoret në prodhimin e heroinës dhe që në Evropë transportohet nëpërmjet Ballkanit.

Familja në fjalë dyshohet gjithashtu se zotëron një numër të madh biznesesh në Bosnjë, Mal të Zi, Serbi dhe Kosovë, përfshirë hotele dhe një kompani kamionësh.

Redaksia Online
(b.y/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Masakra në Britani/ 2 fëmijë viktima nga sulmi me thikë, 9 të plagosur! Policia prangos autorin, nuk ka ende një motiv të qartë

Masakra në Britani/ 2 fëmijë viktima nga sulmi me thikë, 9 të plagosur! Policia prangos autorin, nuk ka ende një motiv të qartë