Federata Italiane e Futbollit (FIGC) ka vendosur të tërheqë mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për zgjedhjet për presidencën e FIFA-s, të parashikuara të zhvillohen në mars të vitit 2027.
Sipas asaj që bëhet e ditur nga Federata Italiane e Futbollit, ky vendim synon të shprehë në mënyrë të qartë dhe transparente qëndrimin e FIGC-së, në përputhje të plotë me UEFA-n dhe presidentin e saj, Aleksander Ceferin, lidhur me nismat e fundit të ndërmarra nga presidenti i FIFA-s në fushën e qeverisjes dhe zhvillimit të kompeticioneve ndërkombëtare.
“Do të vazhdojmë të punojmë së bashku me UEFA-n dhe federatat e tjera evropiane për të promovuar një model futbolli të bazuar te merita, solidariteti, qëndrueshmëria dhe roli qendror i tifozëve”, deklaroi presidenti i federatës, Giovanni Malago.
“Ne besojmë në një model dialogu, dëgjimi dhe përgjegjësie të përbashkët, i cili deri tani i ka mundësuar futbollit të rritet, të inovojë dhe në të njëjtën kohë, të mbrojë parimet e tij themelore.”
Vetëm sot, Infantino kishte marrë mbështetjen e Zanettit, Cambiassos dhe Pastores, përmes një letre të publikuar në rrjetet sociale nga zëvendëspresidenti i Interit.
Ndërkohë, disa ditë më parë, disa legjenda të FIFA-s, mes tyre Veron, Pires dhe Silvestre, kishin bërë thirrje për një ndryshim në drejtimin e FIFA-s.
Në të njëjtën kohë, UEFA thuhet se po shqyrton mundësinë e heqjes së bojkotit ndaj presidentit të FIFA-s, pasi ka marrë garanci se plani për përfshirjen e kapitalit privat në kompeticionet e FIFA-s nuk do të paraqitet më.











Komente
Komento