Malajzi, kapet hakeri kosovar që
"spiunonte" Amerikën tek ISIS

Malajzi, kapet hakeri kosovar që<br />
MALAJZI- Një haker nga Kosova është vënë në pranga nga autoritetet malajziane  për vjedhje të informacioneve personale të ushtrisë amerikane. Qëllimi i tij mësohet se ka qenë transferimi i këtyre informacioneve  tek anëtarët e shtetit të ashtëquajtuarit islamik, ISIS.

Nga të dhënat e para bëhet e ditur se hakeri I arreastuar është kreu i një një grupi të strukturuar I cili prej kohësh merret me vjedhjen e ineofmracioneve sekrete. Ardit Ferizi 20 vjeç nga Kosova, u arrestua në Malajzi pas një urdhër arresti të përkohshëm amerikan, me pretendimin se ka ofruar mbështetje materiale, kompjutera, të dhëna personale, identitete për grupin terrorist  -thekson Departamenti Amerikan i Drejtësisë.  

Policia  e Malajzisë tha se hakeri 20 -vjeçar dyshohet të kishte hyrë në Malajzi në gusht 2014 për të studiuar shkenca kompjuterike dhe mjekësi ligjore në një kolegj në Kuala Lampur. Sipas një kallëzimi penale, Ferizi ka hyrë në sistemin kompjuterik të një kompanie në Shtetet e Bashkuara dhe ka vjedhur informacionin personal të prej më shumë se 1.000 anëtarëve të shërbimit amerikan dhe punonjësve federalë.
 
faqja twitter
(Faqja në Twitter e 20-vjeçarit Ferizi me pseudonimin "Th3Dir3ctorY" ku ai e cilëson veten si liderin e Kosova Haker's Security)

Ai ishte mbajtur nën vëzhgim për disa muaj pas marrjes së informacionit nga FBI, ndërkohë që u arrestua një ditë më parë sipas mediave ndërkombëtare  ndërkohë është nën paraburgim, nën një urdhër arresti të përkohshë , ndërsa autoritetet amerikane po aplikojnë për ekstradimin e tij .

Ndihmës Prokurori i Përgjithshëm amerikan John Carlin do të shqyrtojë çështjen kundër Ferizit, i cili kombinon Krimin kibernetik dhe terrorizmin.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ SHBA fiton medaljen e artë, thyejnë rekordin botëror

Paris 2024/ SHBA fiton medaljen e artë, thyejnë rekordin botëror