Malazezët e Kosovës leksion partive
shqiptare: Formoni institucionet

Malazezët e Kosovës leksion partive<br />shqiptare: Formoni institucionet
Kryetari i Unionit të Malazezve të Kosovës, Slobodan Vujiçiç u ka bërë sot thirrje deputetëve dhe liderëve të partive shqiptare që të formojnë sa më shpejt institucionet dhe të mos thellojnë krizën politikën për shkak të interesave personale.

Vujiçiç, në një komunikatë për mediat,  ka tërhequr vërejtjen se nëse nuk formohen institucionet “Kosova do të bie në humnerë dhe se për popullin do të pasojë vuajtja dhe ferri”.

Për më tepër, Vujiçiç ka shprehur besimin se deputetët kosovarë dhe liderët shqiptarë do ta kuptojnë me kohë, në mënyrë që të mos bëhet vonë, se interesi i askujt nuk duhet të jetë para interesave të shtetit dhe popullit të vet.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në lagjen ‘Boje’ të Krujës, vijon të digjet pylli me pisha, helikopteri ndërpret punën

Zjarri në lagjen ‘Boje’ të Krujës, vijon të digjet pylli me pisha, helikopteri ndërpret punën