Ekspozita që mban titullin “Kujtesë kolektive, kujtime personale” është kuruar nga artisti italian Gaetano Centrone
Jelena Tomasevic ka fituar në garë më artistët pjesëmarrës të këtij edicioni Zeni Ballazhin, Adi Haxhiajn, Kojën, Perino & Velen, Leonard Qylafin, Calixto Ramírez-in, Vangjush Vellahun, dhe Alketa Xhafa Mripën e Fani Zguron.
Juria e përbërë nga tri artiste; Lumturi Blloshmi, Greta Lami dhe Ledia Kostandini shpalli fituese veprën “Mixed Memor” 2017, të Tomasevicit si më të arrirën e kësaj ekspozite
Motivacioni është se “Jelena Tomasevic arrin të përcjellë një kolazh eksperiencash njerëzore nëpërmjet narracionit dhe metaforës, në një tablo të gjerë përjetimesh. Ajo koleksionon impulset që i ofron memoria. Tomasevic filtron eksperiencën kolektive përmes një gjuhe figurative tejet simbolike, duke ofruar qëndrimin e saj personal ndaj fenomeneve të ndryshme sociale”.
Fituesaj e Onufrit vlerësohet me shumën 300 000 (treqind mijë lekë) Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 31 janar 2018.
[gallery]25222[/gallery]
dy.b/shqiptarja.com

FOTO









