'Maldivet e Evropës', Daily Mail: Zgjidhni Shqipërinë për pushimet e vitit 2024

'Maldivet e Evropës', Daily Mail: Zgjidhni Shqipërinë për pushimet e vitit 2024

Media britanike “Daily Mail” në një artikull kushtuar destinacioneve që duhen vizituar në 2024 ka renditur edhe Shqipërinë.

"Zgjidhni Shqipërinë, e ashtuquajtur “Maldivet e Evropës”, për pushimet e vitit 2024, të paktën kështu thonë profesionistët e udhëtimit", shkruan "Daily Mail".

Një ekip ekspertësh kanë ofruar parashikimet e tyre për destinacionet më pak të njohura që ata besojnë se do të bëhen pikat më të nxehta turistike gjatë vitit të ardhshëm falë bukurisë së tyre natyrore, kulturës unike dhe çmimeve të përballueshme.

"Shqipëria është renditur mes vendeve më pak të njohura që ekspertët mendojnë se do të bëhen “manitë” e pushimeve në vitin 2024, një frymëzim përpara se të planifikoni pushimet tuaja të ardhshme.

Ekspertët e agjencisë online të udhëtimeve Booking.com thanë se Shqipëria është një destinacion në trend për pushime në plazh për vitin 2024, për shkak të ujrave të kaltër, maleve mbresëlënëse dhe përballueshmërisë për të gjithë udhëtarët", shkruhet në artikull.

Turistët pasi e vizituan Shqipërinë thanë se vendi i vogël mund të krahasohej me “Maldivet evropiane”.

Ata rekomanduan të vizitojmë perlën e fshehur bregdetare të Vlorës në jugperëndim, për të cilën thanë se është pika e nisjes së Rivierës Shqiptare dhe një bazë e shkëlqyer për udhëtime për të eksploruar bregdetin me diell.

Përsa i përket aktiviteteve, ekspertët thanë se gjatë ditës, vizitorët mund të shëtisin përgjatë shëtitores me palma, në Lagunën e Nartës ose të shijojnë një udhëtim me varkë në gjirin e vogël por mahnitës të Gramës.

“Gjatë natës, ky qytet historik rikthehet në qytetin e vjetër të gjallë, plot me dyqane dhe restorante.

Vlora po shfaqet gjithashtu si një destinacion kulinarie, pjatat do t’ju lejojnë të shijoni shijen e Italisë përtej Adriatikut, që bekon kuzhinën lokale me ushqime të freskëta deti.

Për një udhëtim ditor, vizitoni Tiranën, dy orë larg me makinë, për një gatim shqiptar për të shijuar traditat vendase, tavë kosi (mish qengji i pjekur me oriz me salcë kosi me erëza), një pjatë emblematike dhe ushqim shpirtëror", shkruhet në artikull më tej.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?