Rrjeti i drogës i goditur nga Policia në Sarandë nuk përbëhej vetëm nga persona të qytetit. Sipas burimeve të Report TV, disa prej të dyshuarve vinin nga Tirana dhe Elbasani vetëm gjatë sezonit veror, ku dyshohet se shpërndanin lëndë narkotike në zonën e Ksamilit dhe largoheshin sapo përfundonte sezoni turistik, në fund të muajit shtator.

Burimet bëjnë me dije se mes tyre janë edhe Feliks Filja dhe Arlind Osmani që shikoni në këto foto, të cilët dyshohet se vepronin në Ksamil. Sipas të njëjtave burime, ata furnizoheshin me lëndë narkotike nga Altin Arapi, i njohur me nofkën "Boraqi", i arrestuar gjithashtu në kuadër të operacionit "Vjeshta".


Lajmi kryesor:

Goditet grupi i shpërndarjes së drogës në Sarandë, 20 të arrestuar! Shisnin hashash e kokainë pranë plazheve, lokaleve të natës dhe shkollave, në pranga edhe kryefurnitori i qytetit (EMRAT+VIDEO)