Malësi e Madhe,Konflikt mes palëve
KZAZ:Kutitë të numërohen në KQZ

Malësi e Madhe,Konflikt mes palëve<br />KZAZ:Kutitë të numërohen në KQZ
Malësi e Madhe- 01:00, Pas incidentit të fundit të krijuar pranë KZAZ nr.1 ku ka pasur një konflikt fizik mes simpatizantëve të PD dhe atyre të PS, KZAZ ka marrë vendim që kutitë e mbetura të numërohen në KQZ.

Deri tani në këtë qëndër janë numëruar 52/79 kuti, ku kandidati i ASHE kryeson me 54,15% përballë kandidatit të APPD Anton Koka i cili ka 45,85% të votave.

23:15 Në Malësinë e Madhe rezultati është ende në diskutim, jashtë ambienteve të KZAZ-së ku po zhvillohej numërimi i votave ka pasur një konflikt fizik mes simpatizantëve të PD dhe atyre të PS.

Gjatë konfliktit fizik është goditur edhe kreu i PD për Malësinë e Madhe, Pjerin Spathari.
 
Në këtë incident është përfshirë edhe deputeti i PS, Paulin Sterkaj i cili ka deklaruar për A1 Report se ka ndërhyrë për të ndarë palët.

Mësohet se gjithçka ka nisur pas një debati verbal mes Pjerin Spatharit me një simpatizant të PS, pas kësaj janë përfshirë në konflikt edhe  simpatizantë të të dy palëve.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur disa dhjetra metra larg nga vendi ku po kryhet numërimi.


“Pjerin Spathari hodhi një fjalë ofenduese ndaj një grupi personash, njëri prej tyre vajti dhe nuk e di se me çfarë e goditi. Pas kësaj janë përfshirë në ngjarje një grup personash. Momentalisht ngjarja është qetësuar. Kjo vjen për shkak të tensionimit të situatës. Nuk e di se kush është personi që ka goditur. Ne kemi ndërhyrë që të mos goditje më Spathari. Tani po punojmë që t’’i neutraulizojmë këto probleme dhe të vijojë normalisht numërimi. Fjalët e Spatharit thjesht për humor, por u morën si ofendim nga personi që e goditi”- tha Sterkaj.

Por ndërsa Sterkaj e trajton ngjarjen si një konflikt momental dhe që u kalua pa shumë probleme, kandidati i PD për Malësinë e Madhe jep një tjetër version. Sipas tij personi që ka goditur Pjerin Spatharin ka qenë në një tavolinë me deputetin Sterkaj. Madje Kokaj shton se paulin Sterka ka nxjerrë edhe një armë zjarri.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'Atë që ua merr deti duan ta rimarrin ndryshe' Dredha tregon luftën me bizneset në Vlorë për plazhet publike! Sqaron dhe videon e Ramës

'Atë që ua merr deti duan ta rimarrin ndryshe' Dredha tregon luftën me bizneset në Vlorë për plazhet publike! Sqaron dhe videon e Ramës