MALESI E MADHE- Një bazë ku përgatitej dhe përpunohej tritoli është zbuluar në një banesë në fshatin Kurtaj të Malësisë së Madhe. Gjatë operacionit të zhvilluar në orët e paradites së sotme nga Policia e Shkodrës është sekuestruar edhe pajisja që përdorej për përpunimin e tritolit.
Policia bëri të ditur se në banesën e Tafë Balijaj janë sekuestruar edhe 238 kallëpe tritoli, 200 metra fitil, 150 kapsolla detonatore si dhe 100 copë granata, 3 automatikë.
Kurtaj, atje ku zbulua baza e eksplozivëve është edhe fshati i fundit dhe më i thelli i komunës Gruemirë së Malësisë së Madhe. Mund të shkosh vetëm me automjete të larta kryesisht fuoristrada të cilat të dërgojnë në luginën e Rrjollit.
Ndërsa për në banesën e Tafë Balijajt të duhet të shkosh në qendër të fshatit Kurtaj e të ecësh me fuoristradë për 10 minuta, më pas për afro 30 minuta të duhet të ecësh në këmbë në një zonë të thepisur. Banesa e Tafë Balijaj, ndodhet në shpat të një mali e veçuar nga i gjithë fshati.
Këto veçori e bënin të favorizuar duke e mbajtur larg vëmendjes së policisë për grumbullimin dhe shitjen e lëndëve eksplozive.
Edhe oficerët e krimeve të policisë së Shkodrës janë treguar shumë të kujdesshëm gjatë ditëve që mbanin në vëzhgim banesën Balijajt për të mos rënë në sy në atë zonë ku shumë rrallë mund të kalonte apo të qëndronte një person që nuk ishte banor i asaj komune.
Dhe pikërisht në këtë banesë janë gjetur 238 kallëpe tritoli, 200 metra fitil, 150 kapsolla detonatorë, 100 granata, 3 automatikë dhe 6 arka me fishekë.
Policia ka arrestuar Tafë Balijaj, kryefamiljarin e shtëpisë ku u gjetën eksplozivët, i cili është dërguar në drejtorinë e policisë së Shkodrës.
Ndëkaq, policia ka shoqëruar edhe bashkëshorten e Balijajt, e cila justifikohet me faktin se nuk kishte dijeni për çfarë bënte Tafa me djemtë.
Policia ka marrë në pyetje Balijajt edhe disa të afërm dhe lidhje shoqërore të tyre për mënyrën e sigurimit të eksplozivëve, si edhe personat të cilët e blinin atë.
Në kërkim është shpallur një nga djemtë e Balijajt i cili akuzohet se ishte personi që mbante kontaktet për sigurimin, përgatitjen dhe shitjen e tritolit.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Janar, 08:40
A duhen bërë publik emrat e politikaneve që kanë përdorur Sky Ecc?
-
Po
90.2%
-
Jo
5.8%
-
Nuk e di
4.1%
Vota total: 469
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lezhë/ 37 vjeçari kërcënon me hanxhar policët, shkuan ta arrestonin se dhunoi prindërit (EMRI)
18 Janar, 11:59
-
'Këtu u bë liqen menjëherë'/ Dëshmia e banorëve të Bunecit të përmbytur nga HEC Sasaj: Për dy minuta u mbyt dynjaja, shpëtuam kokën se do na kishte zënë brenda
18 Janar, 11:52
-
2 muaj nga vrasja e Martin Canit, babai: Heshtja vret më shumë! Nuk ishte grup kriminal, mund të zbardhej për 3 ditë
18 Janar, 11:39
-
EKSKLUZIVE/ Pamjet me dron, dëmet nga përmbytjet e HEC Sasaj në Bunec! Banorët: Për 1 minutë mund të na kishte zënë brenda, na është bërë gjëma
18 Janar, 11:26
-
Turku i dënuar me 15 vite burg tenton të hyjë në Shqipëri, arrestohet në Morinë! Ishte në kërkim ndërkombëtar (EMRI)
18 Janar, 11:08
-
Vota e diasporës/ Rama replikon me komentuesit: Mos i qaj hallin kalorësit, 3 arsyet pse emigrantët do votojnë
18 Janar, 10:59
-
Tiranë/ Të dënuar për drogë, vjedhje dhe drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, arrestohen 3 të shpallur në kërkim, mes tyre edhe një 19-vjeçar
18 Janar, 10:55
-
Tiranë/ Endacaku gjendet i pajetë tek kabina elektrike, objekti ishte përfshirë nga flakët, dyshohet se mund të ketë qenë cigarja
18 Janar, 10:52
-
Në rrugët e Moskës, kthimi i Trump në Shtëpinë e Bardhë nuk do të sjellë një fund të shpejtë të konfliktit në Ukrainë
18 Janar, 10:43
-
Fier, doli me mikun për peshkim në lumin Vjosë, zhduket 63-vjeçari, vijojnë kërkimet nga palombarët RENEA
18 Janar, 10:38
-
Aeroporti i Vlorës/ Punëtori që vdiq në kantierin e ndërtimit, ishte në ditën e tretë të punës
18 Janar, 10:35
-
Aktivitete kulturore/ “Art with Heart” sfilata tek qendra "Agimi" e "Tejdukshmëri ekzistenciale” ekspozita e Krist Dimos! "Gruaja e burrit tim" komedia në teatrin e Vlorës
18 Janar, 10:22